Nënshkruhet Marrëveshje Bashkëpunimi në mes të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Ministrisë së Drejtësisë dhe Odës së Noterëve të Kosovës për zgjidhjen e çështjes së ruajtjes së lëndëve të noterëve të pensionuar

Prishtinë, 26 janar 2024 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), Ministria e Drejtësisë (MD) dhe Oda e Noterëve të Kosovës (ONK) nënshkruan sot Marrëveshje Bashkëpunimi me qëllim të koordinimit dhe bashkëpunimit të aktiviteteve duke u bazuar në kompetencat ligjore, si dhe funksionet institucionale dhe organizative të tyre.

Marrëveshja e Bashkëpunimit u nënshkrua nga Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe U.D. Kryetari i ONK-së, Shpend Haskaj, sipas të cilit objekti i ish-Gjykatës për Kundërvajtje në Ferizaj do të shfrytëzohet për arkivimin e lëndëve të noterëve të cilët pensionohen dhe e njëjta arkivë të shërbejë për regjionet sipas nevojës së gjykatave.

KGJK, MD dhe ONK shprehën gatishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit të mëtejmë ndërinstitucional, me qëllim të arritjes së objektivave të përbashkëta.