Diskutohet zhvillimi dhe implementimi i Sistemit elektronik për menaxhimin e centralizuar të përkthimeve në gjykata

Diskutohet zhvillimi dhe implementimi i Sistemit elektronik për menaxhimin e centralizuar të përkthimeve në gjykata

Prishtinë, 19 janar 2024 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) me mbështetje nga Programi për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), ka organizuar punëtori me qëllim të diskutimit për zhvillimin dhe implementimin e Sistemit elektronik për menaxhimin e centralizuar të përkthimeve në gjykata.

Qëllimi kryesor i zhvillimit të sistemit të centralizuar për përkthime, është sigurimi i përkthimeve me kohë i vendimeve gjyqësore, proces-verbaleve dhe shkresave tjera të lëndëve në gjykata.

Gjatë punëtorisë, është prezantuar dokumenti i kërkesave funksionale të sistemit, si dhe është diskutuar vlerësimi dhe identifikimi i nevojave për realizimin e projektit, metodologjia, identifikimi i grupeve punuese dhe nevojat për trajnime.

Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj dhe Kryetari i Komisionit për Administrimin e Gjykatave, Fahret Vellija, theksuan përkushtimin e KGJK-së për të bashkëpunuar me projektin UNDP dhe gjykatat në këtë drejtim, me qëllim të zhvillimit të suksesshëm të këtij projekti me rëndësi për sistemin gjyqësor.