Kërkohet angazhim shtesë nga administratorët dhe ndihmës administratorët e gjykatave

Kërkohet angazhim shtesë nga administratorët dhe ndihmës administratorët e gjykatave

Prishtinë, 16 janar 2024 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Sekretariatit të KGJK-së, Shkelzen Maliqi dhe u.d Drejtorin e Njësisë për Inspektim Gjyqësor, Dulë Gjocaj kanë mbajtur takim koordinues me administratorët dhe ndihmës administratorët e gjykatave si dhe me udhëheqës të departamenteve të KGJK-së.

Qëllimi i këtij takimi ishte koordinimi i bashkëpunimit në mes të njësive organizative të KGJK-së dhe gjykatave të të gjitha niveleve si dhe diskutimi rreth sfidave, të arriturave dhe planeve të punës për vitin 2024.

Gjatë takimit është kërkuar angazhim edhe më i madh për realizimin e detyrave në bazë të përgjegjësive që i kanë administratorët dhe ndihmës administratorët e gjykatave, me qëllim të ngritjes së efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies në administratën e sistemit gjyqësor.