Dekretohen 15 gjyqtarë të rinj

Dekretohen 15 gjyqtarë të rinj

Prishtinë, 16 janar 2024 – Pas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar 15 gjyqtarë të rinj me mandat fillestar për tri vite.

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, me rastin e betimit të gjyqtarëve të rinj, tha se gjatë punës së tyre të mbizotërojë integriteti dhe profesionalizimi duke kontribuar në një sistem që garanton drejtësi.

Ndërsa, gjyqtarët e rinj u betuan se gjatë kryerjes së detyrave do të qëndrojnë besnik ndaj Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke respektuar rregullat e etikës profesionale.

Pas ceremonisë se dekretimit, gjyqtarët e rinj janë pritur në takim nga Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj me ç’rast uroi gjyqtarët e rinj për dekretim si dhe kërkoi përkushtim dhe angazhim sa më të madh, me qëllim të forcimit të sistemit gjyqësor.

Gjyqtarët e rinj të emëruar sot, do të caktohen nëpër gjykatat themelore të Republikës së Kosovës.