KGJK ka përzgjedhur 3 gjyqtarë në Departamentin Special në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë

KGJK ka përzgjedhur 3 gjyqtarë në Departamentin Special në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë

Prishtinë, 27 dhjetor 2023 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 318-të me radhë, ka përzgjedhur tre (3) gjyqtarë në Departamentin Special në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Anëtarët e KGJK-së, në bazë të raportit të Komisionit për Përzgjedhjen e Gjyqtarëve të Departamentit Special, aprovuan përzgjedhjen e gjyqtarëve: Ngadhnjim Arni, Kushtrim Shyti dhe Rrahman Beqiri, në pozitën gjyqtar në Departamentin Special në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Mandati i gjyqtarëve në fjalë do të fillojë nga data 1 shkurt 2024.