KGJK ka përzgjedhur 1 gjyqtar për avancim në DHPGJS – Kolegjet e Apelit si shkallë e dytë dhe 2 gjyqtarë për emërim në shkallën e parë të DHPGJS

KGJK ka përzgjedhur 1 gjyqtar për avancim në DHPGJS – Kolegjet e Apelit si shkallë e dytë dhe 2 gjyqtarë për emërim në shkallën e parë të DHPGJS

Prishtinë, 27 dhjetor 2023 – Anëtarët e KGJK-së, në takimin e 318-të me radhë, në bazë të raportit të Panelit për shqyrtimin e aplikacioneve dhe intervistim, aprovuan avancimin e gjyqtarit Shkëlzen Sylaj, në pozitën gjyqtar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme – Kolegjet e Apelit si shkallë e dytë, mandati i të cilit do të fillojë nga data 1 janar 2024.

Po ashtu, anëtarët në bazë të raportit të Panelit për shqyrtimin e aplikacioneve dhe intervistim, kanë përzgjedhur gjyqtarët: Murat Hulaj dhe Ganimete Puka, që të propozohen tek Presidentja e Republikës së Kosovës për emërim në pozitën gjyqtar në shkallën e parë të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme.