Mbahet takimi i 318-të me radhë i KGJK-së

Mbahet takimi i 318-të me radhë i KGJK-së

Prishtinë, 21 dhjetor 2023 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka mbajtur takimin e 318-të, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar pikat sipas rendit të ditës.

Anëtarët e KGJK-së, i uruan mirëseardhje anëtarit të ri të Këshillit Gjyqësor, gjyqtarit Artan Abazi, duke i dëshiruar punë të suksesshme në mandatin e tij.

Gjatë takimit, KGJK ka miratuar:

  • Planin Strategjik të Teknologjisë Informative të KGJK-së 2024 – 2029
  • Rregulloren për Përdorimin e Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL) 
  • Rregulloren për Punën e Panelit për Lirim me Kusht
  • Rregulloren për Sistemin për Menaxhimin e Dosjes Elektronike të Gjyqtarëve
  • Rregulloren për Përdorimin e Sistemit për  Menaxhimin e Dosjes Elektronike të Administratës Gjyqësore
  • Rregulloren për Statusin, Kushtet dhe Procedurën e Emërimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa
  • Rregulloren për Trajnimin e Gjyqtarëve
  • Rregulloren për Trajnimin e të Punësuarve në Administratën e Sistemit Gjyqësor
  • Udhëzimin Administrativ për Procedurat e Përdorimit dhe Menaxhimit të Parave të Imëta për Gjykata dhe Njësitë e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe
  • Udhëzimin Administrativ për Pranimin dhe Menaxhimin e të Hyrave dhe Depozitave Gjyqësore

Ky takim, do të vazhdohet me datë 27 dhjetor 2023, me fillim nga ora 09:00.