Kryesuesi Zogaj priti në takim gjyqtarët mbikëqyrës të Gjykatës Themelore në Prishtinë, dega në Fushë Kosovë dhe Graçanicë

Kryesuesi Zogaj priti në takim gjyqtarët mbikëqyrës të Gjykatës Themelore në Prishtinë, dega në Fushë Kosovë dhe Graçanicë

Prishtinë, 19 dhjetor 2023 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, ka pritur në takim Gjyqtaren Mbikëqyrëse të Gjykatës Themelore në Prishtinë, dega në Fushë Kosovë, Suzana Çerkini dhe Gjyqtarin Mbikëqyrës të Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega në Graçanicë, Siniša Borisavljević.

Kryesuesi Zogaj i uroi gjyqtarët mbikëqyrës për detyrën e re, duke ju uruar punë të mbarë dhe suksese në drejtimin e degëve përkatëse të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Gjatë takimit, u diskutua rreth çështjeve që lidhen me organizimin e punëve në këto degë, me ç’rast Zogaj ka shprehur përkrahjen e KGJK-së me qëllim të ngritjes së efikasitetit dhe llogaridhënies në këto degë.