Forumi i Gjyqtareve dhe Prokuroreve të Republikës së Kosovës mban ligjëratë në Fakultetin Juridik

Forumi i Gjyqtareve dhe Prokuroreve të Republikës së Kosovës mban ligjëratë në Fakultetin Juridik

Prishtinë, 13 dhjetor 2023 – Forumi i Gjyqtareve dhe Prokuroreve të Republikës së Kosovës i përfaqësuar nga gjyqtarja Vlora Pacolli Rexhepi dhe kryesuesja e forumit, Bukurije Gjonbalaj, prokurore dhe zëvendës koordinatore e forumit për regjionin e Prishtinës, me ç’rast pjesëmarrës ishte edhe këshilltari ligjor rezident në Ambasadën e SHBA-së, John Hanley, njëherit prokuror federal në SHBA, mbajtën ligjëratë në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës me temë: ‘’Dhuna me bazë gjinore – Roli i gjykatës dhe prokurorisë në luftimin dhe parandalimin e dhunës me bazë gjinore, sfidat praktike në zbatimin e ligjit për hetimin dhe gjykimin e rasteve të dhunës me bazë gjinore’’.

Studentet pjesëmarrës e vlerësuan diskutimin për këtë temë të ndjeshme të shoqërisë, të cilët shprehën interesim për shumë çështje profesionale dhe praktike në punën e organeve të sistemit të drejtësisë, për parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie. 

Forumi i Gjyqtareve dhe Prokuroreve të Republikës së Kosovës, e falënderon Dekanin e Fakultetit Juridik, Prof.Asoc.Dr. Avni Puka për bashkëpunimin dhe mundësinë e realizimin të ligjëratës.