Zyra e BE-së në Kosovë, mbështetë Komisionin për Çështje Normative

Zyra e BE-së në Kosovë, mbështetë Komisionin për Çështje Normative

Prishtinë, 29 nëntor 2023 – Komisioni për Çështje Normative (KÇN), ka mbajtur sot takim me përfaqësues nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, me qëllim të vazhdimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes së komisionit.

Gjatë këtij takimi, është diskutuar rreth finalizimit të akteve të cilat janë të parapara si masa në Planin Kombëtar për Integrim Evropian, me qëllim të forcimit të kornizës ligjore dhe rregullative të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.