Zgjidhen dy gjyqtarë mbikëqyrës të degëve të Gjykatës Themelore Prishtinë

Zgjidhen dy gjyqtarë mbikëqyrës të degëve të Gjykatës Themelore Prishtinë

Prishtinë, 27 nëntor 2023 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 317-të me radhë, ka bërë përzgjedhjen dhe emërimin e dy (2) gjyqtarëve mbikëqyrës të degëve të Gjykatës Themelore Prishtinë.

Anëtarët shqyrtuan raportet e kandidatëve për gjyqtar mbikëqyrës të Gjykatës Themelore në Prishtinë, dega në Fushë Kosovë si dhe gjyqtar mbikëqyrës të Gjykatës Themelore në Prishtinë, dega në Graçanicë, mandati i të cilëve është pesë (5) vjeçar.

Sipas rekomandimeve të komisioneve vlerësuese për intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve dhe pas zhvillimit të procesit të votimit, me shumicë votash, zgjodhën: gjyqtaren Suzana Çerkini, Gjyqtare Mbikëqyrëse në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega në Fushë Kosovë, mandati i së cilës fillon nga data 1 janar 2024, si dhe gjyqtarin Siniša Borisavljević, Gjyqtar Mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega në Graçanicë, mandati i të cilit fillon nga data 27 nëntor 2023.