Mbahet takimi i 317-të me radhë i KGJK-së

Mbahet takimi i 317-të me radhë i KGJK-së

Prishtinë, 27 nëntor 2023 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka mbajtur takimin e 317-të, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar pikat sipas rendit të ditës.

  • Anëtarët e KGJK-së shqyrtuan dhe aprovuan rekomandimet e Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës, nga takimi i mbajtur me datë 8 nëntor 2023.
  • Anëtarët caktuan gjyqtarin e Gjykatës Supreme, Ragip Namani, në pozitën e anëtarit të rregullt në Komisionin për kompensimin e dëmit për personat e dënuar, ose arrestuar pa arsye.
  • KGJK autorizoi Kryesuesin e KGJK-së për vlerësimin e performancës së Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit të KGJK-së dhe u.d. Drejtorit të Njësisë për Inspektim Gjyqësor.
  • Anëtarët miratuan ndryshimin e planit vjetor të punës së Gjykatës së Apelit për vitin 2023, me numër GJ.A.nr. 526/2023.
  • KGJK miratoi njoftimin e Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në SKGJK, për pensionimin e një gjyqtari në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, një gjyqtare në Gjykatën Themelore në Gjilan si dhe një gjyqtari në Gjykatën e Apelit.
  • Anëtarët refuzuan kërkesën e një gjyqtarit porot në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për angazhimin e tij si zyrtar ligjor, duke marr parasysh Kodin e Etikës për Gjyqtar, për t’iu shmangur situatave që shpien në konflikt interesi.
  • Këshilli refuzoi kërkesën e një gjyqtari porot për transferim nga Gjykata Themelore në Prishtinë në Gjykatën Themelore në Ferizaj, sipas legjislacionit në fuqi.
  • KGJK themeloi Komisionin për shqyrtimin e performancës të Kryetares së Gjykatës Themelore në Prishtinë.
  • KGJK miratoi shpalljen e shprehjes së interesit për transferim të përhershëm të bashkëpunëtorëve profesional në kuadër të gjykatave dhe degëve të gjykatave themelore, me ç’rast u themelua për shqyrtimin e kërkesave, si dhe
  • Anëtarët miratuan kërkesën e Kryetarit të Gjykatës Themelore në Gjilan dhe Gjyqtares Mbikëqyrëse të Gjykatës Themelore në Gjilan, Dega në Kamenicë, për transferim të përkohshëm të një bashkëpunëtori profesional.