KGJK pjesë e Forumit të Kombeve të Bashkuara për ndërtimin e mirëbesimit në Kosovë: Të mbështesim bashkëjetesën për një të ardhme më të mirë

KGJK pjesë e Forumit të Kombeve të Bashkuara për ndërtimin e mirëbesimit në Kosovë: Të mbështesim bashkëjetesën për një të ardhme më të mirë

Selanik, 21 – 23 nëntor 2023 – Po mbahet Forumi i Kombeve të Bashkuara për ndërtimin e mirëbesimit në Kosovë: Të mbështesim bashkëjetesën për një të ardhme më të mirë, pjesë e të cilit ishin: Zëvendës kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Qerim Ademaj, kryetarja e Komisionit për Çështje Normative, Drita Rexhaj, nënkryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mentor Bajraktari si dhe gjyqtarja e Gjykatës Themelore Prizren, Edije Sezairi.

Në këtë forum, u diskutua lidhur me ndërtimin e mirëbesimit si një angazhim për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, si dhe sfidat dhe mundësitë. Po ashtu, diskutimet dhe rekomandimet u fokusuan në thellimin e bashkëpunimit në fushën të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit, avancimit të sistemit gjyqësor si dhe mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë.

Forumi i Kombeve të Bashkuara për ndërtimin e mirëbesimit reflektoi përpjekjet dhe dëshirën për të përmirësuar situatën dhe për të krijuar një të ardhme më të sigurt dhe më të mirë për Ballkanin Perëndimor.