KGJK nënshkruan kontratën për zhvillimin e sistemeve informative elektronike për menaxhim të buxhetit, financave, burimeve njerëzore dhe administratën gjyqësore

KGJK nënshkruan kontratën për zhvillimin e sistemeve informative elektronike për menaxhim të buxhetit, financave, burimeve njerëzore dhe administratën gjyqësore

Prishtinë, 23 nëntor 2023 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dhe konsorciumi i përbërë nga kompanitë eDev, E-Tech dhe Bridge X Solutions, kanë nënshkruar kontratën për dizajnimin dhe zhvillimin e sistemit informativ të menaxhimit të buxhetit, financave, të ardhurave dhe pasurive jo financiare si dhe sistemit informativ të menaxhimit të burimeve njerëzore për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, zhvillimi i të cilave mbështetet nga Bashkimi Evropian, përmes Programit të Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë (EUKOJUST).

Me këtë rast, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, tha se zhvillimi i këtyre sistemeve informative është i rëndësishëm së veçantë dhe është një hap përpara drejt themelimit të bashkëpunimit në mes të sistemit gjyqësor dhe EUKOJUST.

Sipas autorizimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, marrëveshjen e ka nënshkruar Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KGJK-së, Shkelzen Maliqi.

Këto sisteme, synojnë digjitalizimin e punës, rritjen e transparencës dhe forcimin e sundimit të ligjit, si hap i radhës drejt modernizimit të infrastrukturës të nevojshme për rritjen e efikasitetit brenda sistemit gjyqësor.