KGJK ka intervistuar gjyqtarët që kanë aplikuar për ngritje në detyrë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme

KGJK ka intervistuar gjyqtarët që kanë aplikuar për ngritje në detyrë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme

Prishtinë, 22 nëntor 2023 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka përfunduar fazën e intervistimit me gojë, për gjashtë gjyqtarët të cilët kanë aplikuar për ngritje në detyrë për tri pozita të lira për gjyqtar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, prej të cilave dy pozita për shkallën e parë dhe një pozitë për Kolegjet e Apeli, si shkallë e dytë e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme.

Si proces transparent, intervistimi i kandidatëve është monitoruar nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).