Po mbahet punëtoria e KGJK-së, e organizuar me mbështetjen e Projektit të USAID për Drejtësi

Po mbahet punëtoria e KGJK-së, e organizuar me mbështetjen e Projektit të USAID për Drejtësi

Prishtinë, 13-15 nëntor 2023 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), së bashku me gjykatat themelore dhe mbështetjen e Projektit të USAID për Drejtësi, ka organizuar punëtori lidhur me shqyrtimin dhe hartimin e akteve të rëndësishme për përmirësimin e efikasitetit në sistemin gjyqësor.

Në këtë punëtori, po marrin pjesë: Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Gjyqtari mbikëqyrës në Gjykatën Themelore Mitrovicë – dega Vushtrri, bashkëpunëtorë profesional, referentë të ekzekutimeve të gjykatave, përfaqësues të SKGJK-së si dhe përfaqësues të projektit.

Punëtoria ka në fokus të diskutimit shqyrtimin dhe finalizimin e disa akteve normative, si: Rregulloren mbi Organizimin e Brendshëm të Gjykatave në Republikën e Kosovës; Udhëzuesin për Normën e Punës së Bashkëpunëtorëve Profesional si dhe Strategjinë e Ekzekutimeve të Lëndëve në Gjykata 2024- 2026.