Njoftohen kandidatët për kryerjen e pagesës si përkthyes dhe/ose përkthyes dhe interpretë gjyqësorë

Njoftohen kandidatët për kryerjen e pagesës si përkthyes dhe/ose përkthyes dhe interpretë gjyqësorë

Prishtinë, 10 nëntor 2023. Njoftohen të gjithë kandidatët të cilët me konkursin e fundit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës janë certifikuar dhe emëruar si përkthyes dhe/ose përkthyes dhe interpretë gjyqësorë për çiftet e gjuhëve:

Shqip-Serbisht dhe anasjelltas; Shqip-Anglisht dhe anasjelltas; Serbisht-Anglisht dhe anasjelltas; Shqip-Turqisht dhe anasjelltas; Shqip-Gjermanisht dhe anasjelltas; Shqip-Frëngjisht dhe anasjelltas, si dhe Shqip-Italisht dhe anasjelltas, që sipas nenit 23, paragrafit 3 të Rregullores për Procedurën e Certifikimit, Emërimit, Kushtet, të Drejtat, Detyrimet, Shpërblimin dhe Disiplinimin e Përkthyesve dhe Interpretëve Gjyqësorë obligohen si në vijim:

Kandidatët të cilët janë certifikuar dhe emëruar si përkthyes gjyqësor për një çift gjuhësh obligohen ta paguajnë taksën prej njëqind (100) euro, ndërsa kandidatët të cilët janë certifikuar dhe emëruar për të dyja, pra si përkthyes dhe interpretë gjyqësorë për një çift gjuhësh obligohen ta paguajnë taksën prej dyqind (200) euro. Kjo pagesë nuk vlen për kandidatët të cilët janë rilicencuar si përkthyes dhe/ose përkthyes dhe interpretë gjyqësorë, në përjashtim të kandidatëve të cilët iu kanë nënshtruar provimit me gojë si interpretë të cilët gjithashtu janë të obliguar ta paguajnë shumën prej njëqind (100) euro. Pagesat duhet të bëhet brenda shtatë (7) ditëve nga shpallja e këtij njoftimi, duke filluar nga 10.11.2023 – 16.11.2023. Fletëpagesat mund të tërhiqen në objektin e KGJK-së, gjatë ditëve të punës, në orarin 09:00-15:00 (duke mos përfshirë kohën e pauzës).