KGJK, pjesë e vizitës studimore të Grupit Punues Rajonal të Ballkanit Perëndimor për Menaxhimin Gjyqësor, në Lisbonë

KGJK, pjesë e vizitës studimore të Grupit Punues Rajonal të Ballkanit Perëndimor për Menaxhimin Gjyqësor, në Lisbonë

Lisbonë, 7-11 nëntor 2023 – Anëtarja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), gjyqtarja Teuta Ibrahimi, po qëndron në vizitë studimore të Grupit Punues Rajonal të Ballkanit Perëndimor për Menaxhimin Gjyqësor, në Këshillin e Lartë për Gjyqësorin e Portugalisë, e cila po mbahet në Lisbonë, Portugali.

Qëllimi i kësaj vizite, është diskutimi dhe ndarja e përvojave lidhur me pengesat kryesore procedurale civile me të cilat përballen gjyqtarët në punën e tyre, si dhe menaxhimi i çështjeve përmes zgjidhjeve ligjore për tejkalimin e sfidave të ndryshme, duke përfshirë: ngarkesën e madhe të punës, grumbullimin e çështjeve komplekse ligjore, menaxhimin joefikas të çështjeve si dhe mungesën e zbatimit në praktikë të mjeteve të disponueshme për zbatimin e disiplinës procedurale.

Kjo vizitë studimore është mundësuar nga Programi i Reformës Gjyqësore për Ballkanin Perëndimor.