Kryesuesi Zogaj takoi kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës

Kryesuesi Zogaj takoi kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës

Prishtinë, 8 nëntor 2023 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovë (KGJK), Albert Zogaj dhe kryetari i Komisionit për Administrimin e Gjykatave, Fahret Vellija, u pritën në takim nga kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Behar Ejupi.

Gjatë këtij takimi, u diskutua lidhur me çështje të ndryshme që lidhen me përgjegjësitë e të dy institucioneve në të gjitha fushat, duke përfshirë edhe zbatimin e memorandumit të bashkëpunimit. 

Me këtë rast, KGJK dhe OAK u shprehën të gatshme për bashkëpunim drejt arritjes së objektivave të përbashkëta, me qëllim të përmirësimit të funksionimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë.