KGJK, pjesë e punëtorisë për finalizimin e Projektligjit për Gjykatën Administrative

KGJK, pjesë e punëtorisë për finalizimin e Projektligjit për Gjykatën Administrative

Prishtinë, 3 nëntor 2023 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, së bashku me gjyqtarë nga gjykatat e Republikës së Kosovës, morën pjesë në punëtorinë për Projektligjin për Gjykatën Administrative, të organizuar nga Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Programin e Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë – EUKOJUST.

Gjatë kësaj punëtorie, u prezantuan dispozitat e këtij ligji, qëllimi i të cilit është themelimi, organizimi dhe funksionimi i Gjykatës Administrative në Republikën e Kosovës.

Kryesuesi Zogaj, tha se Këshilli Gjyqësor i Kosovës mbetet i përkushtuar të kontribuojë drejt reformimit të drejtësisë administrative, e cila do të ndikojë në rritjen e efikasitetit dhe do të mundësojë qasje më të lehtë në drejtësinë administrative për qytetarët e Republikës së Kosovës.