Fillojnë punën 19 zyrtarë ligjor në gjykatat e Republikës së Kosovës

Fillojnë punën 19 zyrtarë ligjor në gjykatat e Republikës së Kosovës

Prishtinë, 1 nëntor 2023 – Pas përmbylljes së suksesshme të procedurave ligjore të rekrutimit dhe kalimit të afatit për ankesa, sot nënshkruan Aktet e Emërimit nëntëmbëdhjetë (19) zyrtarë ligjor të përzgjedhur sipas konkursit të jashtëm nr. 02/2023, të shpallur me datë 24 prill 2023, nga Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, për gjykatat:

Gjykata Komerciale: trembëdhjetë (13) zyrtarë ligjor;
Gjykata Themelore Prishtinë:  tre (3) zyrtarë ligjor;
Gjykata Themelore Prishtinë – Dega në Podujevë: dy (2) zyrtarë ligjor;
Gjykata Themelore Ferizaj: një (1) zyrtar ligjor;

Këshilli është i vendosur që të zbatojë me përpikëri detyrimet ligjore për krijimin e kushteve të domosdoshme për punë të gjykatave dhe parimin e ligjshmërisë, transparencës dhe meritokracisë gjatë zhvillimit të procedurave për përzgjedhjen e punonjësve të rinj.