Mbahet takim i përbashkët mes KGJK-së dhe KPK-së me Administratën Gjyqësore të Norvegjisë

Mbahet takim i përbashkët mes KGJK-së dhe KPK-së me Administratën Gjyqësore të Norvegjisë

Prishtinë, 31 tetor 2023 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dhe Këshillit Prokurorial i Kosovës (KPK) kanë mbajtur takimin e parë formal me përfaqësues nga administrata gjyqësore e Norvegjisë, lidhur me fazën tranzitore dhe progresin e Projektit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL).

Në këtë takim, të pranishëm ishin Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku, përfaqësues të administratës gjyqësore të Norvegjisë si dhe përfaqësues të Ambasadës Norvegjeze në Prishtinë.

Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i progresit të SMIL për periudhën Qershor 2022 – Tetor 2023, prezantimi i progresit për periudhën Qershor – Dhjetor 2022 si dhe prezantimi i raportit financiar për periudhën Qershor – Dhjetor 2022.

Gjatë takimit, u diskutua rreth sfidave të projektit SMIL dhe mënyrat e adresimit të tyre, me ç’rast të dy Kryesuesit dhe përfaqësuesit e administratës gjyqësore të Norvegjisë, u dakorduan për bashkëpunim të ngushtë për implementimin e fazës tranzitore të Projektit TIK/SMIL.