Mbahet dita e dytë e takimi të 316-të

Mbahet dita e dytë e takimi të 316-të

Prishtinë, 31 tetor 2023 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka vazhduar ditën e dytë të takimit të 316-të, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar pikat sipas rendit të ditës.

  • Anëtarët e KGJK-së kanë propozuar për emërim në Akademinë e Drejtësisë mentorët për gjyqtarët me mandat fillestar, të cilët do të ushtrojnë funksionin e tyre në gjykatat themelore të Republikës së Kosovës, në pjesën praktike.
  • KGJK miratoi shpalljen e konkursit të brendshëm për shtatë (7) pozita të lira për gjyqtarë në Gjykatën e Apelit, prej të cilave një (1) pozitë për gjyqtar nga komuniteti serb. Me këtë rast, u themelua Paneli për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve si dhe Komisioni për rishqyrtim të ankesave të kandidatëve.
  • KGJK miratoi shpalljen e konkursit të brendshëm për një (1) pozitë për gjyqtar në kuadër të Departamentit Special të Gjykatës së Apelit, me ç’rast u themelua Komisioni për përzgjedhjen për gjyqtar në Departamentit Special në kuadër të Gjykatës së Apelit.
  • Anëtarët miratuan shpalljen e konkursit të brendshëm për një (1) pozitë të lirë për gjyqtar nga radhët e komunitetit serb, në Dhomat e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale, me ç’rast themeluan Panelin për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve.
  • KGJK miratoi shpalljen e konkursit të brendshëm për 1 (një) pozitë për gjyqtar nga komuniteti serb, në Dhomat e Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale, me ç’rast u themelua Komisioni për vlerësimin e kandidatëve si dhe Komisioni Komisionit për rishqyrtim të ankesave të kandidatëve.
  • Anëtarët emëruan gjyqtarin e Gjykatën e Apelit, Burim Ademi, anëtar të rregullt në Panelin për Lirim me Kusht, mandati i të cilit është dy (2) vjeçar, pa të drejtë rizgjedhje dhe fillon me datë 1 nëntor 2023.
  • Këshilli i ka propozuar Ministrisë së Drejtësisë gjyqtarin e Gjykatën e Apelit, Bujar Muzaqi, për anëtar në Komisionin Disiplinor për Ndërmjetësues.
  • KGJK ka miratuar njoftimin e Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në SKGJK, për pensionim e një (1) gjyqtari në Gjykatën Themelore Prishtinë dhe një (1) gjyqtari në Gjykatën Themelore Gjilan.
  • KGJK miratoi kërkesën për mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor përmes platformës virtuale, në çështjen penale PKR.nr.160/2020, në Gjykatën Themelore Ferizaj.
  • Këshilli ka caktuar zyrtaren përgjegjëse për menaxhimin e përgatitjes dhe zbatimin e Planit të Integritetit në kuadër të KGJK-së.
  • Anëtarët miratuan raportin përfundimtar të komisioneve përzgjedhëse për vlerësimin e kandidatëve për përkthyes dhe/apo përkthyes dhe interpretë gjyqësor si dhe raportin përfundimtar të Komisionit për verifikimin e dokumentacionit të përkthyesve dhe interpretëve gjyqësorë të certifikuar më parë me aktvendim nga ish Gjykatat e Qarkut.
  • Këshilli aprovoi kërkesën e një (1) bashkëpunëtori profesional për transferim të përhershëm, nga Gjykata Themelore Gjilan, Dega Kamenicë në Gjykatën Themelore në Ferizaj, Dega në Shtërpcë.
  • Këshilli refuzoi kërkesën e një (1) gjyqtari porot për transferim.
  • Anëtarët miratuan kërkesën e një (1) gjyqtare porote për përfshirjen në listën e gjyqtarëve porotë në Gjykatën Themelore Pejë, si dhe pas ndjekjes së trajnimit praktik nga gjyqtarja, të propozohet emri për emërim.
  • Këshilli emëroi në pozitën e gjyqtarëve porotë në Gjykatën Themelore në Prizren: Ryzhdi Kovaq, Bylent Dragidella, Jasmin Gjigolli, Suzana Lleshi dhe Melihate Luboteni, me mandat 5 (pesë) vjeçar, me të drejtë ri-emërimi.
  • Anëtarët emëruan gjyqtarin e Gjykatës Supreme të Kosovës, Nenad Lazić, anëtar në Komisionin për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve, me mandat tri (3) vjeçar, me të drejtë ri-zgjedhje.
  • Këshilli aprovoi propozimin e Komisionit për Administrim të Gjykatave dhe Departamentit për Çështje Ligjore në SKGJK, për shtimin e pikës ‘Trajtimi i lëndëve ndaj të pandehurve që kanë më shumë se dy aktakuza të ngritura’, në Planin Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022-2025.