KGJK merr vendim për shpalljen e konkursit publik për 8 gjyqtarë të rinj në gjykatat themelore, nga radhët e komunitetit serb

KGJK merr vendim për shpalljen e konkursit publik për 8 gjyqtarë të rinj në gjykatat themelore, nga radhët e komunitetit serb

Prishtinë, 31 tetor 2023 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në ditën e dytë të takimit të 316-të, ka miratuar shpalljen e konkursit publik për rekrutimin e tetë (8) pozitave të gjyqtarëve nga radhët e komunitetit serb, në nivel të gjykatave themelore të Republikës së Kosovës.

Lidhur me këtë konkurs, anëtarët e KGJK-së kanë themeluar Komisionin për rekrutimin e kandidatëve si dhe Komisionin për rishqyrtim të ankesave të kandidatëve.