KGJK merr vendim për shpalljen e konkursit për 18 bashkëpunëtorë profesional në gjykatat themelore

KGJK merr vendim për shpalljen e konkursit për 18 bashkëpunëtorë profesional në gjykatat themelore

Prishtinë, 31 tetor 2023 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në ditën e dytë të takimit të 316-të, ka miratuar shpalljen e konkursit për rekrutimin e tetëmbëdhjetë (18) pozitave të lira për bashkëpunëtor profesional në gjykatat e Republikës së Kosovës.

Lidhur me këtë konkurs, anëtarët e KGJK-së kanë themeluar Komisionin për rekrutimin e bashkëpunëtorëve profesional si dhe Komisionin për rishqyrtim të ankesave të kandidatëve.