KGJK ka përzgjedhur tre gjyqtarë për avancim në Gjykatën e Apelit

KGJK ka përzgjedhur tre gjyqtarë për avancim në Gjykatën e Apelit

Prishtinë, 31 tetor 2023 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në ditën e dytë të takimit të 316-të, në kuadër të procesit të avancimit për gjyqtarë, ka avancuar tre (3) gjyqtarë në Gjykatën e Apelit.

Anëtarët e KGJK-së, në bazë të raportit të Panelit për Shqyrtimin e Aplikacioneve dhe Intervistim, aprovuan avancimin e gjyqtarëve: Hysni Bardheci, Dardan Kadolli dhe Adnan Konushevci, në pozitën gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Mandati i gjyqtarëve në fjalë do të fillojë nga data 1 janar 2024.