Raportohet lidhur me punën e gjykatave për tremujorin e III-të (korrik – shtator) për vitin 2023

Raportohet lidhur me punën e gjykatave për tremujorin e III-të (korrik – shtator) për vitin 2023

Prishtinë, 30 tetor 2023 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka mbajtur takimin e 316-të me radhë, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar pikat sipas rendit të ditës.

Para anëtarëve të Këshillit, u raportua lidhur me ecurinë e veprimtarisë së punës së gjykatave për tremujorin e III-të (korrik – shtator) për vitin 2023. Në këto raporte, ishin të përfshira të dhënat për numrin e përgjithshëm të lëndëve, siç janë numri i lëndëve të pranuara, numri i lëndëve të kryera dhe atyre që janë duke u trajtuar nga gjykatat. Po ashtu, është prezantuar lidhur me:  publikimin e vendimeve gjyqësore, zbatimin e mendimeve juridike të Gjykatës Supreme lidhur me kontratat kolektive, përfundimin e rasteve të kundërvajtjes që janë të parashkruara si dhe zbatimin e Planeve Strategjike të KGJK-së.

Raportin për III-të (korrik – shtator) për vitin 2023, e kanë paraqitur:

  • Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës;
  • U.D. Gjyqtarit Mbikëqyrës të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme;
  • Kryetari i Komisionit për monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022 – 2025, si dhe Planit Strategjik për zgjidhjen efikase të lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar 2022 – 2024;
  • Kryetari i Gjykatës së Apelit;
  • Kryetari i Gjykatës Komerciale;
  • Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë;
  • Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjakovë;
  • Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan;
  • Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren;
  • Kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë;
  • Kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj dhe
  • Nënkryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë

Pas raportimit lidhur me punën e gjykatave për këtë periudhë, të gjitha raportet e punës u aprovuan nga anëtarët e Këshillit.

Me këtë rast, Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj falënderoi kryetarët e gjykatave për raportimet lidhur me punën e tyre si dhe u bëri thirrje për angazhim me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe llogaridhënies në punën e gjykatave, duke zbatuar planet strategjike të KGJK-së si dhe duke përmbushur obligimet lidhur me normën e gjyqtarëve.

Dita e dytë e takimit të 316-të të KGJK-së do të vazhdojë nesër, datë 31 tetor 2023 (e martë), me fillim nga ora 13:00.