Mbahet takimi i dymbëdhjetë i Komitetit Drejtues të Projektit EUKOJUST

Mbahet takimi i dymbëdhjetë i Komitetit Drejtues të Projektit EUKOJUST

Prishtinë, 30 tetor 2023 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, mori pjesë në takimin e radhës të Komitetit Drejtues të Programit të Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë (EUKOJUST).

Pjesëmarrës në këtë takim ishin krerët e institucioneve të drejtësisë në vend, Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, z. Jörn Rohde, Ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Kosovë, znj. Danijela Barišić, Përfaqësuesja e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë, znj. Venera Ramaj, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare.

Gjatë takimit, u diskutua rreth zbatimit të aktivitete të tremujorit të fundit me ç’rast u miratua Raporti i Tremujorit të paraprak nga anëtarët e Komitetit Drejtues të Projektit EUKOJUST. Po ashtu, u prezantuan aktivitetet dhe rezultatet gjatë periudhës raportuese vijuese.

Kryesuesi Zogaj theksoi se KGJK mbetet e përkushtuar për vazhdimin e bashkëpunimit në aktivitetet e planifikuara, me qëllim të realizimit të objektivave të projektit nga të cilat përfiton sundimi i ligjit dhe sistemi gjyqësor në Republikën e Kosovës.