Kryesuesi Zogaj, priti në takim përfaqësues nga Qendra e Berlinit për Ndërmjetësim Integrues

Kryesuesi Zogaj, priti në takim përfaqësues nga Qendra e Berlinit për Ndërmjetësim Integrues

Prishtinë, 30 tetor 2023 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, priti në takim përfaqësuesin e Qendrës së Berlinit për Ndërmjetësim Integrues (CSSP), z. Simone Ceresa, me bashkëpunëtorë.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi bashkëpunimin e organizatës gjermane CSSP me sistemin gjyqësor në Kosovë, me qëllim të fuqizimit të mekanizmit të ndërmjetësimit, përmes zbatimit të nismave të përbashkëta.

Kryesuesi Zogaj shprehu gatishmërinë e KGJK-së në zhvillimin e profesionalizmit në ndërmjetësim, me qëllim që të rritet efikasiteti i punës së sistemit gjyqësor në këtë drejtim.