Po mbahet trajnimi mbi metodologjinë CEPEJ për ngritjen e efikasitetit të gjykatave dhe prokurorive

Po mbahet trajnimi mbi metodologjinë CEPEJ për ngritjen e efikasitetit të gjykatave dhe prokurorive

Durrës, 26.10.2023 – Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, Projekti Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë (Projekti KOSEJ III), ka organizuar trajnimin “ Metodologjia CEPEJ për ngritjen e efikasitetit të gjykatave dhe zyrave prokurorisë në bazë të raporteve statistikore dhe dashbordeve ne SMIL”.

Trajnimi do të fokusohet kryesisht në mbështetjen e vendimeve të bazuara në të dhëna, duke përdorur metodologjinë dhe treguesit e CEPEJ-it. Programi i trajnimit do të përshtatet duke marrë parasysh nivelin e mundshëm të njohurive të ndryshme të mjeteve të CEPEJ-it të prokurorive në krahasim me gjykatat. Ky trajnim do të paraqet një mundësi për Gjykatat/Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Prokuroritë/Këshillin Prokurorial të Kosovës, e që do të diskutojnë sfidat e përbashkëta në lidhje me efikasitetin dhe performancën, me qëllim të identifikimit, zgjidhjes së mundshme bazuar në metodologjinë CEPEJ.

Në këtë trajnim, po marrin pjesë: Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovë, kryetarë të gjykatave, kryeprokurorë të prokurorive, staf nga Sekretariati i KGJK-së, staf nga Sekretariati i KPK-së, ekspertë të CEPEJ, staf nga Akademia e Drejtësisë dhe përfaqësues nga Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë.