Kryesuesi Zogaj priti në takim anëtarë nga grupi punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit Civil kundër shpifjes dhe fyerjes

Kryesuesi Zogaj priti në takim anëtarë nga grupi punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit Civil kundër shpifjes dhe fyerjes

Prishtinë, 25 tetor 2023 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, ka pritur në takim anëtarë nga grupi punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit Civil kundër shpifjes dhe fyerjes, i formuar nga Komisioni Parlamentar për Legjislacion.

Të pranishëm në takim ishin kryesuesi i grupit punues, Dimal Basha, koordinatori i Komisionit Parlamentar për Legjislacion, Visar Krasniqi si dhe Ardian Krasniqi nga Demokracia Plus.

Kryesuesi Zogaj, njoftoi anëtarët e këtij grupi punues me aktivitet që janë ndërmarrë për zbatimin e Ligjit Civil kundër shpifjes dhe fyerjes, duke theksuar nevojën e mbikëqyrjes së zbatimit të legjislacionit dhe vazhdimit të bashkëpunimit në mes të institucioneve në funksionin e këtij grupi punues.

Me këtë rast, u diskutua Plani i Veprimit si dhe sfidat në zbatimin e këtij ligji me qëllim të adresimit të këtyre çështje në kuadër të raportit që do të hartohet nga grupi punues.

Gjithashtu, është shprehur gatishmëria e bashkëpunimit në mes të KGJK-së dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës për zbatimin e ligjit, me qëllim të avancimit të mëtejmë të legjislacionit në fuqi dhe ndryshimeve të nevojshme që duhet bërë, veçanërisht pas monitorimit dhe rekomandimeve të dala nga Komisioni për Legjislacion dhe adresimin e rekomandimeve të tilla, e që kanë në fokus respektimin e standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, lirinë e shprehjes dhe parandalimin e gjuhës së shpifjes dhe fyerjes.