Njoftim

Njoftim

Prishtinë, 23 tetor 2023 – Komisioni për verifikimin e dokumentacionit të përkthyesve dhe /ose përkthyesve dhe interpretëve gjyqësorë të certifikuar me parë me aktvendim nga ish Gjykatat e Qarkut, ka rishikuar të gjitha aplikacionet e dorëzuara të kandidatëve që kanë aplikuar deri më datën 17 tetor 2023, për futjen në listën e re të përkthyesve dhe interpretëve gjyqësorë të certifikuar dhe ka aprovuar listat si në vijim:

LISTA E KANDIDATËVE TË CILËT JANË FUTUR NË LISTËN E RE TË PËRKTHYESVE GJYQËSORË TË CERTIFIKUAR

LISTA E KANDIDATËVE TË CILËT JANË FUTUR NË LISTËN E RE TË PËRKTHYESVE DHE INTERPRETËVE GJYQËSORË TË CERTIFIKUAR

Kandidatët janë certifikuar sipas vendimit të ish Gjykatës së Qarkut. Atyre që ju shkruan se janë përkthyes certifikohen vetëm si PËRKTHYES, ndërsa kandidatëve të cilëve iu shkruan në vendim që janë përkthyes dhe interpret gjyqësor, certifikohen për të dyja, pra si PËRKTHYES DHE INTERPRET GJYQËSOR.

Kandidatët të cilët janë pranuar vetëm si përkthyes, ndërsa janë të interesuar që të certifikohen edhe si interpret, mund të aplikojnë në konkurset e ardhshme të KGJK-së, për certifikim si interpretë gjyqësorë.
Njoftohen kandidatët që të paraqiten në objektin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për të realizuar foton me qëllim të pajisjes me kartela, duke filluar nga data 23.10.2023 – 30.10.2023 nga ora 08:30 – 11:30 dhe 13:30 – 15:30.

Vërejtje: Kandidatët kanë të drejtë ankese në afat prej tre (3) ditësh nga dita e shpalljes së rezultateve.