KGJK ndan përvojat pozitive me projektet e Chemonics nga Ukraina dhe Sri Lanka, lidhur me aplikimin e konceptit drejtësia me qytetarin në qendër

KGJK ndan përvojat pozitive me projektet e Chemonics nga Ukraina dhe Sri Lanka, lidhur me aplikimin e konceptit drejtësia me qytetarin në qendër

Prishtinë, 23 tetor 2023 – Kryesuesi i Këshilli Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, priti në takim përfaqësues nga projektet e “Chemonics International” nga Ukraina dhe Sri Lanka.

Përfaqësuesit nga projekti “Justice for all Activity” në Ukrainë, projekti “Efficient and Effective Justice Activity” në Sri Lanka dhe  “Chemonics International”, janë njoftuar nga kryesuesi Zogaj rreth konceptit të qytetarit në qendër si dhe për hapat që ka ndërmarr KGJK për përmirësimin e efikasitetit, transparencës dhe cilësisë të vendimmarrjes.

Gjatë takimit, janë diskutuar përvojat pozitive të sistemit gjyqësor të Republikës së Kosovës, lidhur me digjitalizimin e shërbimeve të gjykatave dhe ofrimin e shërbimeve online për qytetarët. 

Kryesuesi Zogaj, e ka vlerësuar lartë kontributin e projekteve të Chemonics për fushën e sundimit të ligjit, veçmas në avancimin e parimeve ligjore që mundësojnë një qasje të drejtë dhe të barabartë të qytetarëve në të drejtat e tyre në raport me sistemin e drejtësisë. 

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e projekteve të Chemonics janë shprehur të gatshëm për t’i transferuar këto praktika të mira edhe në sistemet gjyqësore ku ata punojnë, në Ukrainë dhe Sri Lanka.