Kryesuesi Zogaj, priti në takim Drejtorin e Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje në USAID, Noel Bauer

Kryesuesi Zogaj, priti në takim Drejtorin  e Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje në USAID, Noel Bauer

Prishtinë, 20.10.2023 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, priti në takim Drejtorin e Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje në USAID, Noel Bauer.

Gjatë takimit, u diskutua rreth mbështetjes së deritashme të programeve të USAID-it dhe bashkëpunimi gjatë aktiviteteve në të ardhmen.
Kryesuesi Zogaj, e ka vlerësuar lartë kontributin e USAID-it si partner i rëndësishëm për fushën e sundimit të ligjit me ç’rast falënderoi drejtorin, Bauer për kontributin e vazhdueshëm si dhe shprehi gatishmërinë për bashkë koordinim edhe në të ardhmen në realizimin e aktiviteteve të planifikuara me qëllim të ngritjes së efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies të sistemit gjyqësor.

Nga ana tjetër, drejtori i Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje në USAID, z. Bauer, theksoj se përmirësimi i sundimit të ligjit në Kosovë është një prej prioriteteve kyçe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.