KGJK fillon fazën e intervistimit të kandidatëve për gjyqtar në gjykatat themelore të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 16 tetor 2023 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka filluar sot fazën e intervistimit me gojë, për 43 kandidatët të cilët kanë kaluar me sukses testin e parë kualifikues dhe testin me shkrim, për rekrutimin e 47 gjyqtarëve, prej të cilave 5 pozita janë të rezervuara për komunitetin serb.

Ky proces do të vazhdojë edhe në ditët në vijim deri në përfundim të intervistimit të kandidatëve për gjyqtarë të rinj.

Procesi i intervistimit të kandidatëve është transparent dhe po monitorohet nga disa organizata dhe njëkohësisht KGJK, përsëri fton të gjitha organizatat e interesuara që të monitorojnë këtë proces.