Njoftim për konsultim publik, për projekt – Rregullore Nr. X/2023 për Statusin, Kushtet dhe Procedurën e Emërimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Njoftim për konsultim publik, për projekt –  Rregullore  Nr. X/2023 për Statusin, Kushtet dhe Procedurën e Emërimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, me qëllim të zbatimit të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, ka themeluar Grupin Punues për hartimin e Rregullores Nr. X/2023 mbi Statusin, Kushtet dhe Procedurën e Emërimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Pas hartimit të projektit fillestar, Grupi punues i ka dërguar draftin Komisionit për Çështje Normative për shqyrtim. Pas një procesi të kujdesshëm të shqyrtimit, drafti i konsoliduar është përgatitur dhe është tani në dispozicion për të gjithë profesionistët e interesuar që mund të kontribuojnë me komente dhe sugjerime për finalizimin e kësaj draft rregullore.

Me qëllim të përmirësimit të nivelit të transparencës dhe duke konsideruar të rëndësishëm kontributin e secilit/ës, Këshilli fton të gjithë profesionistët e interesuar që të paraqesin komentet apo sugjerimet e tyre, për përmirësimin e draftit të kësaj rregullore.

Për informata më të hollësishme, rreth afatit të konsultimit, mënyrës se ku mund të dërgohen komentet dhe sugjerimet, si dhe draft rregullore mund të gjeni memorandumin shpjegues në likun e më poshtëm

Shkarko Memorandumin Shpjegues

Ndërsa, draftin e rregullore për dhënie të komenteve dhe sugjerimeve nga ana e profesionistëve të interesuar mund të gjeni në linkun e më poshtëm

Shkarko Draft Rregulloren