Njoftim lidhur me përditësimin e listave të përkthyesve dhe /ose përkthyesve dhe interpretëve gjyqësorë të certifikuar nga ish Gjykatat e Qarkut

Njoftim lidhur me përditësimin e listave të përkthyesve dhe /ose përkthyesve dhe  interpretëve gjyqësorë të certifikuar nga ish Gjykatat e Qarkut

Prishtinë, 11 tetor 2023 – Komisioni për verifikimin e dokumentacionit të përkthyesve dhe /ose përkthyesve dhe interpretëve gjyqësorë të certifikuar me parë me aktvendim nga ish Gjykatat e Qarkut, ka rishikuar të gjitha aplikacionet e dorëzuara të kandidatëve që kanë aplikuar deri më datën 3 tetor 2023, për futjen në listën e re të përkthyesve dhe interpretëve gjyqësorë të certifikuar dhe ka aprovuar listat si në vijim:

LISTA E KANDIDATËVE TË CILËT JANË FUTUR NË LISTËN E RE TË PËRKTHYESVE GJYQËSORË TË CERTIFIKUAR

LISTA E KANDIDATËVE TË CILËT JANË FUTUR NË LISTËN E RE TË  PËRKTHYESVE DHE  INTERPRETËVE GJYQËSORË TË CERTIFIKUAR

Kandidatët janë certifikuar sipas vendimit të ish Gjykatës së Qarkut. Atyre që ju shkruan se janë përkthyes certifikohen vetëm si PËRKTHYES, ndërsa kandidatëve të cilëve iu shkruan në vendim që janë përkthyes dhe  interpret gjyqësor, certifikohen për të dyja, pra si PËRKTHYES DHE  INTERPRET GJYQËSOR.

Kandidatët të cilët janë pranuar vetëm si përkthyes, ndërsa janë të interesuar që të certifikohen edhe si interpret, mund të aplikojnë në konkurset e ardhshme të KGJK-së, për certifikim si interpret gjyqësor duke dorëzuar vetëm aplikacionin për çiftin përkatës të gjuhës dhe t’i nënshtrohen provimit me gojë.

Vërejtje: Kandidatët kanë të drejtë ankese në afat prej tre (3) ditësh nga dita e shpalljes së rezultateve.