Përfaqësuese nga sistemi gjyqësor, morën pjesë në Konferencën e 45-të vjetore të Shoqatës Kombëtare të Grave Gjyqtare në SHBA

Përfaqësuese nga sistemi gjyqësor, morën pjesë në Konferencën e 45-të vjetore të Shoqatës Kombëtare të Grave Gjyqtare në SHBA

Indianapolis, 2-7 tetor 2023 – Anëtarja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Teuta Ibrahimi, Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani Rama dhe Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, gjyqtarja e Gjykatës Komerciale, njëherit kryesuesja e Forumit të Grave Gjyqtare dhe Prokurore, Vlora Pacolli Rexhepi dhe gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Selvete Gërxhaliu, morën pjesë në konferencën e 45-të vjetore të Shoqatës Kombëtare të Grave Gjyqtare (NAWJ), e cila u mbajt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Indianapolis.

Konferenca tre (3) ditore, mblodhi gjyqtare nga vende të ndryshme të botës, dhe ka për qëllim promovimin e rolit gjyqësor për mbrojtjen e të drejtave, duke synuar drejtësi dhe barazi në gjykata, si dhe qasje të barabartë në drejtësi. Pjesëmarrëset kanë marr pjesë edhe në një vizitë studimore dy (2) ditore me ç’rast kanë vizituar gjykata të caktuara dhe shtëpi strehimi për viktimat e dhunës në familje.

Pjesëmarrja në këtë konferencë, është mundësuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, pranda KGJK dhe gjykatat falënderojnë Ambasadën për këtë mundesi e cila mbetet një nga mbështetësit kryesorë të sistemit gjyqësor në Kosovë.