Mbahet trajnim për punën e përkthyesve dhe interpretëve gjyqësorë në gjykata

Mbahet trajnim për punën e përkthyesve dhe interpretëve gjyqësorë në gjykata

Prishtine, 5-6 tetor 2023 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë, dhe Projektin e Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë (EUKOJUST), kanë mbajtur trajnim për përkthyes dhe interpretë gjyqësorë mbi përdorimin e koncepteve ligjore dhe Doracakun për punën e përkthyesve në gjykata.

Gjatë trajnimit, po diskutohen: Terminologjia juridike; Procedura e angazhimit; Detyrat dhe përgjegjësitë; Kodi i Etikës; Norma orientuese; Mbajtja e evidencës dhe raportimi; Paanshmëria dhe konflikti i interesit; Pozicioni i përkthyesit në sallën e gjykimit si dhe Performanca e përkthyesit/interpretit.

Po ashtu, pjesëmarrësit patën rastin të dëgjojnë edhe video sekuenca të shkurtra nga seancat gjyqësore, në veçanti nga Tribunali i Hagës si dhe simulime të gjykimeve dhe seancave gjyqësore, të përgatitur nga ekspertja e EUKOJUST e angazhuar për këtë trajnim.