KGJK mban punëtori lidhur me trajnimet në sistemin gjyqësor

KGJK mban punëtori lidhur me trajnimet në sistemin gjyqësor

Istog, 5-6 tetor 2023 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në bashkëpunim me Gjykatën Supreme, Komisionin për Trajnime dhe Akademinë e Drejtësisë, kanë organizuar punëtori dy (2) ditore lidhur me qëllim të diskutimit dhe hartimit të Rregullores për Trajnimin e Gjyqtarëve dhe Rregullores për Trajnimin e Administratës Gjyqësore.

Gjatë punëtorisë, është prezantuar Raporti analitik për Trajnimet Gjyqësore; Raporti për vlerësimin e nevojave trajnuese për administratën gjyqësore si dhe rezultatet nga pyetësori për vlerësimin e nevojave trajnuese për Departamentin Special të Gjykatës Themelore Prishtinë.

Kryetari i Komisionit për Trajnime, Vilard Bytyqi, tha se KGJK mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me gjykatat në fushën e trajnimit gjyqësor, në përputhje me zhvillimet moderne të trajnimeve për gjyqtarë dhe administratën gjyqësore, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe kapaciteteve në sistemin gjyqësor.

Kjo punëtori është organizuar me mbështetjen e Programit USAID për Drejtësi Komerciale.