Kryesuesi Zogaj, priti në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog

Kryesuesi Zogaj, priti në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog

Prishtinë, 5 tetor 2023 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, ka zhvilluar takim pune me Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog.

Kryesuesi Zogaj, ka njoftuar Shefin e BE-së me të arriturat dhe sfidat si dhe për angazhimin institucional në funksion të fuqizimit të llogaridhënies, transparencës dhe integritetit në sistemin gjyqësor.

Temë qendrore e diskutimit të përbashkët në këtë takim ishin edhe zhvillimet e përgjithshme në sektorin e drejtësisë, reforma gjyqësore, procesi i integrimeve, statistikat e besueshme, si dhe thellimi i bashkëpunimit në mes të sistemit gjyqësor dhe institucioneve tjera të drejtësisë në vend, me qelli\m të zbatimit të detyrave dhe kompetencave ligjore.

Në këtë drejtim është theksuar nevoja për progres të mëtutjeshëm, me ç‘rast Shefi e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka shprehur gatishmërinë që të ofroj ndihmën e nevojshme edhe më tutje për sistemin gjyqësor në vendin tonë.

Në fund të takimit, Kryesuesi Zogaj, e ka falënderuar Shefin e BE-së, Szunyog, për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme dhënë sistemit gjyqësor, si dhe të dyja palët, kanë shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të ngushtë drejt avancimit të Republikës së Kosovës në rrugën e integrimit evropian.