Po mbahet punëtoria e përbashkët e KGJK-së dhe gjyqtarëve nga lëmia penale lidhur me reduktimin e lëndëve të vjetra

Po mbahet punëtoria e përbashkët e KGJK-së dhe gjyqtarëve nga lëmia penale lidhur me reduktimin e lëndëve të vjetra

Prishtinë, 4 tetor 2023 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në bashkëpunim me Gjykatën Supreme dhe mbështetjen e Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) për Kosovë, ka organizuar tryezë diskutimi lidhur me reduktimin e lëndëve të vjetra përmes zbatimit të Strategjisë për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022-2025.

Në këtë tryezë, po marrin pjesë: Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Gjykata Supreme, Gjykata e Apelit, kryetarë të gjykatave si dhe gjyqtarë të lëmisë penale.

Punëtoria ka në fokus të diskutimit shqyrtimin e çështjeve të gjyqësorit, si: Prezentimi i Raportit mbi ngarkesën e gjykatave me lëndë penale dhe kundërvajtje; Modalitetet për efikasitetin e gjykatave lidhur me zbatimin e Strategjisë për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022-2025; Praktikat aktuale të gjykatave; Roli i gjykatave në zbatimin e Strategjisë, si dhe çështje të tjera në kuadër të koordinimit në mes të KGJK-së dhe gjykatave.