Kryesuesi Zogaj priti në takim drejtoreshën e Zyrës së INL në Ambasadën Amerikane në Kosovë

Kryesuesi Zogaj priti në takim drejtoreshën e Zyrës së INL në Ambasadën Amerikane në Kosovë

Prishtinë, 4 tetor 2023 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, priti në takim Drejtoreshën e Zyrës për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimin e Ligjit (INL), Tamra Greig.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi rreth bashkëpunimit dhe koordinimit në mes të KGJK-së dhe INL, si dhe diskutimi rreth zbatimit të Projektit të Audio-Video incizimit për sallat e gjykatave, përmes të cilit do të sigurohet audio dhe video incizimi i seancave gjyqësore në të gjitha gjykatat.

Kryesuesi Zogaj, falënderoi znj. Greig për mbështetjen e INL drejt forcimit të kapaciteteve të sistemit gjyqësor dhe implementimit të suksesshëm të projektit të Audio-Video incizimit, i cili vlerësohet si një nga projektet më të rëndësishme për sistemin gjyqësor dhe që do të ndikojë në rritjen e cilësisë së shërbimeve të gjykatave. 

Nga ana tjetër, znj Greig ka siguruar kryesuesin Zogaj që bashkëpunimi i INL do të vazhdojë edhe në aktivitetet e radhës, me qëllim të ngritjes së efikasitetit në sistemin gjyqësor.