Mblidhet grupi punues për hartimin e draftit të Kodit të Procedurës Civile

Mblidhet grupi punues për hartimin e draftit të Kodit të Procedurës Civile

Prishtinë, 3 tetor 2023 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, dhe gjyqtarë nga gjykatat e Kosovës, po marrin pjesë në takimin e parë të grupit punues për hartimin e draftit të Projekt Kodit të Procedurës Civile.

Gjatë këtij takimi, anëtarët e grupit punues me mbështetjen e ekspertit ligjor nga Programi i Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë (EUKOJUST), po diskutojnë mbi përmbajtjen e Projekt Kodit të Procedurës Civile.

Kryesuesi Zogaj, falënderoi projektin EUKOJUST për angazhimin në këtë drejtim dhe theksoi se KGJK do të ofrojë angazhim dhe kontribut të vazhdueshëm për finalizimin e këtij dokumenti me rëndësi për institucionet e sistemit të drejtësisë.

Kjo është një iniciativë e përbashkët në mes të KGJK-së, Ministrisë së Drejtësisë dhe Gjykatës Supreme, me mbështetjen e Programit EUKOJUST dhe donatorëve tjerë zhvillimor duke përfshirë, USAID, OSBE, Këshilli i Evropës si dhe palë të tjera të interesit.