KGJK organizon ceremoninë e fillimit të punës për 24 bashkëpunëtorë profesional në gjykatat e Republikës së Kosovës

KGJK organizon ceremoninë e fillimit të punës për 24 bashkëpunëtorë profesional në gjykatat e Republikës së Kosovës

Prishtinë, 2 tetor 2023 – Në ambientet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), u organizua ceremonia e fillimit të punës për 24 bashkëpunëtorë profesional në gjykatat e Republikës së Kosovës.

Edhe gjatë këtij procesi rekrutues, KGJK ka pasur parasysh parimin e barazisë gjinore, ku nga numri total i bashkëpunëtorëve profesional, prej tyre janë 16 femra dhe 8 meshkuj.

Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, iu uroi mirëseardhje bashkëpunëtorëve profesional duke ju uruar suksese në punën e tyre, si dhe theksoi se plotësimi i këtyre pozitave do të ndikojë në avancimin e sistemit gjyqësor.

Zogaj shprehi gatishmëri për mbështetjen e bashkëpunëtorëve profesional dhe kërkoi angazhim nga ana e tyre me qëllim të ngritjes së efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies në gjykatat e vendit.