OSBE shpreh gatishmërinë për vazhdim të mbështetjes për sistemin gjyqësor të Kosovës

OSBE shpreh gatishmërinë për vazhdim të mbështetjes për sistemin gjyqësor të Kosovës

Prishtinë, 29 shtator 2023 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, ka pritur në takim Ambasadorin e Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) për Kosovë, Michael Davenport.

Qëllimi i këtij takimi ishte mbajtja e vazhdimësisë së komunikimit në mes të dy institucioneve, dhe diskutimi i mbështetjes konkrete të OSBE-së për sistemin gjyqësor të Kosovës.

Kryesuesi Zogaj ka njoftuar Ambasadorin Davenport për zhvillimet e fundit në sistemin gjyqësor dhe për çështjet që ndërlidhen me sektorin e drejtësisë, duke theksuar rëndësinë e monitorimit të OSBE-së drejt rritjes së efikasitetit dhe transparencës.

Me këtë rast, Ambasadori Davenport, shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar bashkëpunimin e me KGJK-në si dhe theksoi se Misioni i OSBE-së do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e nevojshme për sistemin gjyqësor.