Formalizohet procesi i krijimit të Zyrave për Informim dhe Komunikim me Media në gjykata

Formalizohet procesi i krijimit të Zyrave për Informim dhe Komunikim me Media në gjykata

Prishtinë, 26 shtator 2023 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KGJK-së, Shkelzen Maliqi, pritën në takim Udhëheqësit e Zyrave për Informim dhe Komunikim me Media në gjykata e vendit.

Gjatë takimit, u diskutua edhe rreth adresimit të sfidave të punës së përditshme në kuadër të informimit të qytetarëve dhe mediave mbi punën e gjykatave si dhe mundësive për përmirësimin e profesionalizmit.

Në këtë takim, morën pjesë edhe katër zyrtarë të cilët do angazhohen në Gjykatën Supreme, Gjykatën e Apelit, Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe Gjykatën Themelore në Mitrovicë, në kuadër të projektit “Ndërtimi i besimit nëpërmjet promovimit të qasjes në drejtësi”, i cili po zbatohet nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD. Zyrtarët do të angazhohen në identifikimin, anonimizimin dhe publikimin e vendimeve të gjykatave në gjuhën serbe, për periudhën  prej gjashtë muaj.

Kryesuesi Zogaj, duke inkurajuar Udhëheqësit e Zyrave, theksoi se KGJK mbetet e përkushtuar në ngritjen e kapaciteteve të gjykatave si dhe shprehu gatishmërinë për mbështetjen e mëtutjeshme drejt rritjes së transparencës dhe besimit të publikut në sistemin gjyqësor.