Anëtarët e Panelit për Lirim me Kusht, kanë pritur në takim Ministren e Drejtësisë dhe u.d. Drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës

Anëtarët e Panelit për Lirim me Kusht, kanë pritur në takim Ministren e Drejtësisë dhe u.d. Drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës

Prishtinë, 22 shtator 2023 – Kryesuesja e Panelit për Lirim me Kusht (PLK), Valdete Daka së bashku me anëtarët e PLK-së, kanë pritur në takim Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe u.d. Drejtorin e Shërbimit Korrektues, Ismail Dibrani.

Gjatë këtij takimi, u diskutua bashkëpunimi dhe koordinimin i punës së Panelit për Lirim me Kusht dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe trajtimin profesional të kërkesave sipas standardeve ndërkombëtare për të dënuarit, të cilët përmbushin kriteret që çështja e tyre të trajtohet nga PLK.