KGJK priti në takim një delegacion nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë së Republikës së Shqipërisë

KGJK priti në takim një delegacion nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë së Republikës së Shqipërisë

Prishtinë, 21 shtator 2023 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), pritën sot në takim një delegacion nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë së Republikës së Shqipërisë (KLP), të kryesuar nga Kryetari i KLP-së njëherit Kryetar i Komisionit të Karrierës, Alfred Balla, zëvendës kryetari i KLP-së, Tartar Bazaj, me anëtarë dhe përfaqësues nga KLP.

Qëllimi i këtij takimi ishte shkëmbimi i përvojave në mes të dy institucioneve, në kuadër të bashkëpunimit të ndërsjellë institucional, me qëllim të përmbushjes së objektivave në fushat përkatëse. Po ashtu, u diskutua lidhur me praktikat aktuale, rezultatet si dhe të arriturat e sistemit gjyqësor në përgjithësi dhe mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.

Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, falënderoi delegacionin për vizitën si dhe premtoi bashkë koordinim në aktivitetet e përbashkëta, me qëllim të vazhdimit të bashkëpunimit.

Nga ana tjetër, z. Balla ka falënderuar KGJK-në për mikpritjen si dhe është shprehur i gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin me sistemin gjyqësor të Republikës së Kosovës.