Njoftim për konsultim publik, për projekt – Udhëzimin Nr. X/2023 për Procedurat për Kompensimin e Mbrojtësve me Shpenzime Publike.

Njoftim për konsultim publik, për projekt –  Udhëzimin Nr. X/2023 për Procedurat për Kompensimin e Mbrojtësve me Shpenzime Publike.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, me qëllim të zbatimit të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, ka themeluar Grupin Punues për hartimin e Udhëzimit administrativ Nr. X/2023 për Procedurat për Kompensimin e Mbrojtësve me Shpenzime Publike, drafti i të cilës është i bashkangjitur dhe shërben si draft ku të gjithë profesionistët e interesuar mund të kontribuojnë me komentet dhe sugjerimet e tyre, për finalizimin e këtij udhëzimi administrativ

Këshilli respektivisht Komisioni për Cështje Normative, me qëllim të përmirësimit të nivelit të transparencës dhe duke konsideruar të rëndësishëm kontributin e secilit/ës, fton të gjithë profesionistët e interesuar që të paraqesin komentet apo sugjerimet e tyre, për përmirësimin e draftit të këtij udhëzimi administrativ.

Për informata më të hollësishme, rreth afatit të konsultimit, mënyrës se ku mund të dërgohen komentet dhe sugjerimet, si dhe draft udhëzimit administrativ mund të gjeni memorandumin shpjegues në likun e më poshtëm:

Shkarko Memorandumin Shpjegues

Ndërsa, draftin e udhëzimit administrativ për dhënie të komenteve dhe sugjerimeve nga ana e profesionistëve të interesuar mund të gjeni në linkun e më poshtëm:

Shkarko Draft Udhëzimin Administrativ